FOL: Performancë e dobët e prokurorive në luftën kundër korrupsionit, shqetësuese bartja e lëndëve

Prishtinë | 08 Pri 2021 | 11:42 | Nga Aulona Sylaj Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Lëvizja FOL ka publikuar raportin “Performanca e Prokurorisë në Luftën Kundër Korrupsionit 2020”, raporton Ekonomia Online.

Mexhide Demolli-Nimani, drejtoreshë ekzekutive e FOL, tha se në këtë raport janë fokusuar në rastet që kanë trajtuar prokuroritë në luftën kundër korrupsionit për vitin 2020.

Sipas saj, prokuroritë kanë treguar performaancë të dobët në trajtimin e rasteve të korrupsionit.

Përderisa Albana Hasani, ka bërë të ditura të dhënat e raportit, duke shtuar se nga 646 lënën sa kanë pasur në punë janë trajtuar vetëm 329 ose 51% e tyre.

Sipas saj, perfromacën më të mirë e ka treguar Prokuroria e Gjilanit, kurse fluks me të madh të lëndëve ka pasur në Prizren.

Përderisa Prokuroria e Mitrovicës nga 100 lëndë të pranuara ka arritur që të zgjidhë vetëm 17 prej tyre, raporton EO.

“Raporti bazohet nga të dhënat e marra nga Këshilli Prokurorial i Kosovës. Nga 646 lëndë janë trajtuar 329 lëndë apo 51 për qind. Shqetësues është bartja e lëndëve nga viti në vit”.

“Norma e zgjidhjes së lëndëve është 87 për qind. Edhe 354 ditë i duhen prokurorit të shtetit që të zgjidh lëndët e pazgjidhura”.

“Prokuroria Themelore e Prishtinës ka pasur fluks më të lartë të lëndëve të korrupsionit kurse më të ulët ajo e Gjakovës”.

“Performancë më të mirë ka shënuar Prokuroria e Gjilanit me indeksin më të ulët të lëndëve të grumbulluara, vetëm 8 lëndë janë bartë për vitin 2021. Prokuroria Themelore e Mitrovicës ka pasur 100 lëndë prej të cilave ka zgjidhur vetëm 17 sosh”.

Duke u bazuar në gjetjet e lartëpërmendura, FOL jep këto rekomandime:

  • Të rritet numri i prokurorëve në Departamentin e Krimeve të Rënda, që merren me rastet e korrupsionit;
  • Lëndët e korrupsionit, e veçanërisht ato të profilit të lartë të trajtohen me prioritet absolut;
  • Të respektohen në përpikmëri obligimet në trajtimin e rasteve të korrupsionit sipas afateve dhe obligimeve të përcaktuara në ligj;
  • Të rritet vazhdimisht transparenca e Prokurorit të Shtetit dhe e Këshillit Prokurorial të Kosovës në lidhje me ofrimin e qasjes në dokumente publike në pajtim me obligimet që dalin nga ligji;
  • Të publikohen në vazhdimësi raportet statistikore në ueb-faqen zyrtare të Sistemit Prokurorial në lidhje me numrin e lëndëve të zgjidhura dhe në trajtimin e rasteve të korrupsionit.

Lexo më shumë:

Të ngjashme