FOL: Sistemi i Prokurimit në Kosovë, i korruptuar

Prishtinë | 22 Nën 2016 | 12:24 | Nga Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Lëvizja FOL gjatë një konference për medie ka bërë të ditur se ka trajtuar rastin e prokurimit publik të tre tenderëve të ndryshëm të furnizimeve dhe shërbimeve nga Agjencia Qendrore e Prokurimit, në të cilat ka gjetur kontrata të panënshkruara të operatorëve ekonomikë.

Jeton Zulfaj, menaxher i programeve në Lëvizjen FOL, tha sistemi i prokurimit është i prekur nga korrupsioni dhe ka ndikim të politikës.

Lëvizja FOL akuzoi ministrin Hoti, për refuzimin e nënshkrimit të kontratave, të cilat sipas tyre këtë të fundit e obligon ligji që të nënshkruajë kontratat e operatorëve ekonomik të cilët ishin të zgjedhur nga AQP-ja.

“Ky hulumtim nga Lëvizja FOL, dëshmon që Ministri i Financave, Avdullah Hoti, për arsye të panjohura refuzoi të nënshkruaj kontrata me të cilat obligohej më ligj, prolongoj pa arsye procesin. Hoti ndërmori veprime të paligjshme duke ushtruar presion politik mbi shërbyesit civil dhe duke ndërhyrë në pavarësinë e institucioneve të pavarura siç është OSHP-ja, e cila rrezikoi t’i shkaktojë dëme të mëdha të buxhetit të Kosovës”, tha Zulfaj.

Sipas FOL, gjithashtu edhe OSHP dhe Auditori i Përgjithshëm kanë vepruar jashtëligjshëm kur kanë marrë pjesë në një takim të thirrur nga organi qeveritar për të marrë udhëzime se si të veprohet dhe për të këshilluar ministrin për të mos bërë shkelje ligjore.

fotografi-nga-konferenca-3

 

 

Të ngjashme