Foli për media, dënohet mjekja me 40 për qind të pagës

Prishtinë | 21 Sht 2021 | 16:16 | Nga Ekonomia Online

Komisioni Disiplinor i Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, ka marr vendim të shqiptoj masë ndalimi të 40 për qind të pagës kardiologës, Luljeta Durmishi – Maqedonci, për gjashtë muajt e ardhshëm.Ky dënim ndaj saj, është shqiptuar pasi ajo ka folur për media, e që fillimisht nga drejtuesit e Klinikës Kardiologjike e më pas edhe nga Komisioni Disiplinor, është vlerësuar e dëmshme për institucionin dhe shkelje e rregullave për ruajtjen e informacionit.

“Më datën 16.07.2021 është prononcuar në media, emision televiziv (RTK – nën vëzhgim) pa u koordinuar me menaxhmentin dhe pa leje paraprake nga Zyra për Media, me ç’rast është deskredituar imazhi i institucionit dhe humbja e besimit të qytetarëve”, thuhet në vendim.

Në vendimin e siguruar nga KALLXO.com, thuhet gjithashtu se Komisioni ka shikuar të gjitha dëshmitë e prezantuara nga raporti mbi shkeljen disiplinore të datës 6 gusht 2021 të ngritur nga U.D i Klinikës së Kardiokirurgjisë me Kardiologji Invazive, Rifat Brahimaj, dhe mbi bazën e tyre, ka konsideruar se është argumentuar shkelja e rregullave për ruajtjen e informacionit.Pala e pa kënaqur ka të drejtë ankese në Komisionin për Ankesa të QKUK-së në afat brenda 15 ditësh, thuhet në vendim.

Të ngjashme