Fondacioni Freskia dhe Human Care, pjesë e Ditës Ndërkombëtare të Vullnetarizmit

Prishtinë | 07 Dhj 2021 | 14:59 | Nga Ekonomia Online

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Vullnetarizmit, Fondacioni Freskia dhe Human Care realizuan kontrollashëndetësore sistematike me qytetarët e rasteve sociale në Komunën e Prishtinës. 

Kontrollat u realizuan tek personat me sëmundje kardiologjike, diabetike dhe kontrolla pediatrike tek fëmijët. Gjithashtu këto familje përfituan edhe pako ushqimore dhe higjienike. 

Për nder të kësaj dite, anëtarët e Fondacionit Freskia organizuan dhurimin vullnetar të gjakut pranë Qendrës Kombëtare të Transfuzionit të Gjakut.

Të ngjashme