Fondacioni Golden Eagle bën me shtëpi edhe një familje

Prishtinë | 24 Maj 2021 | 16:12 | Nga Ekonomia Online

 Një histori e trishtë se si jeta të ballafaqon me sfida e peripeti të pandalshme është shfaqur në emisionin “Dua të të bëj të lumtur”.

Resmiu dhe Fiqreti janë baba e bir, të cilët vuajnë nga sëmundja e epilepsisë dhe së bashku me pjesëtarët e tjerë të familjes jetojnë në varfëri ekstreme. Për shkak të sëmundjeve që kanë, Resmiu dhe Fiqreti nuk munden të punojnë për të siguruar të ardhurat të mjaftueshme. Sikur të mos mjaftonte situata në të cilën ndodhen, banesa ku jetojnë është në një gjendje jo të mirë. Shtëpia ku qëndrojnë është më shumë se 70- vjeçare dhe kushtet ku jetojnë janë të mjerueshme.

Arbana Osmani ka theksuar se Fondacioni Golden Eagle gjithmonë I ka kushtuar vëmendje te veqant familjeve në nevoj duke ju ndihmuar her pas here e kështu duke I ndryshuar tërsisht jetën.

Gjatë emisionit u shtjellua historia e tyre e renduar, mirpo surpriza ishte në fund të programit ku në një lidhje të drejtpërdrejtë drejtori i Fondacionit “Golden Eagle”, zoti Shaqir Palushi, i dhuron familjes së Resmiut ndërtimim e një shtëpie të re. Z.Shaqir Palushi në lidhjën e drejtpërdrejtë u zotua se do ndërtoj shtëpin e Remziut ku mes tjerash tha se “ Kjo histori është histori e një familje që është ne luftë me dhimbjen, në luftë me varfërin, prandaj të gjithë ne nuk mund të jemi indiferent ndaj historive të tilla dhe sigurisht që për ne është pak ajo që mund te bëjm, mirpo për ta është shumë dhe ajo është një shtepi e re që do ndërtoj Fondacioni Golden Eagle”.

 Fondacioni Golden Eagle është krijuar me qëllim të kontribut-dhënjes në vendet dhe kohën kur është e nevojshme. Përkrahja e punonjësve të sektorit publik në kohë pandemie, dhënja e bursave për student, ndërtimi i shtëpive për familjet në nevojë dhe raste të tilla, na dëshmojnë mirësinë dhe empatinë tonë. Fondacioni Golden Eagle ndjejnë përgjegjësi ndaj shoqërisë, gjithmonë duke kontribuar për mbushjen e zbrazëtirave më të cilat përballet shoqëria jonë.

Të ngjashme