Fondacioni Golden Eagle dhe Frutex, fillojnë fushatën për mbështetje të punëtorëve shëndetësor

Web
Prishtinë | 12 Gus 2020 | 15:52 | Nga Ekonomia Online

Fondacioni Golden Eagle dhe Kompania Frutex nga sot fillojnë fushatën për fonde në mbështetje të punëtorëve shëndetësorë duke i’u siguruar pajisje mbrojtëse për luftë kundër virusit COVID-19.

Për çdo kënaqe të shitur Golden Eagle do të ndahen nga 1 cent , gjithashtu qytetarët mund të kontribuojnë duke ndarë mjete në llogarinë e Fondacionit :

IBAN:XK051301001002177848

Swift: BPBXXKPR

Banka për Biznes

Fushata do të zgjasë së paku  një muaj dhe pritjet tona janë që do të tubohen rreth 30 000 euro.

Ju kujtojmë se Fondacioni Golden Eagle edhe në muajin prill ka dhuruar pajisje mbrojtëse me vlerë mbi 13 000 euro , për punëtorët shëndetësorë të: QKUK-së, Spitalit Rajonal-Prizren, Spitalit Rajonal-Gjakovë, QKMF-Suharekë, QKMF-Malishevë dhe QKMF-Drenas.

Të ngjashme