Fondacioni “Golden Eagle” me donacion mbi 7 000 € për banorët e prekur nga tërmeti

Prishtinë | 27 Nën 2019 | 14:15 | Nga Ekonomia Online

Tërmeti që ka goditur Shqipërinë në mëngjesin e së martës e që deri më tani ka rezultuar me mbi 20 të vdekur dhe mbi 600 të lënduar padyshim që ka mobilizuar shumë miq të shtetit shqiptar.

Mëngjesin e së mërkurës punëtorët e kompanisë Frutex, veçmas detyrave të përditshme me iniciativë të pronarit Shaqir Palushi dhe në kuadër të Fondacionit “Golden Eagle” kishin filluar të bënin gati ndihmat të cilat do të nisen për në Shqipëri për t’iu dal në ndihmë banorëve të prekur nga tërmeti që goditi Shqipërinë mëngjesin e së martës.

Me vullnetin më të madh ky kamion po ngarkohet me 12150 litra lëngje, 11 dyshek dhe 60 batanije e që vlera e donacionit kalon shifrën mbi 7000 euro. Por jo vetëm kaq, punëtorëve të tij që nga orët e mëngjesit iu është bashkangjitur edhe pronari i kompanisë Frutex, Shaqir Palushi

Të ngjashme