Fondacioni “Golden Eagle” ndërton edhe një shtëpi

Prishtinë | 05 Maj 2018 | 21:11 | Nga

Në kuadër të fushatës për ndërtimin e shtatë shtëpive Fondacioni “Golden Eagle” sot dorëzoi çelësat e shtëpisë së re familjës së Ismet Bajqinovcit nga komuna e Klinës.

Kjo është shtëpia e shtatë që ky fondacion e ka ndërtuar në kuadër të fushatës “Shtatë shtëpi për familjet në nevojë në Kosovë”.

Gjithashtu është bërë edhe renovimi i tërësishëm i apartamentit të aktorit Çun Lajqi duke çuar vlerën totale të donacionit në 160 mijë Euro.

Fondacioni “Golden Eagle” është themeluar ne vitin 2015 nga kompania “Frutex” nga Suhareka.  Ky fondacion është munduar që në çdo vit të ndihmojë shtresa të ndryshme sociale. Janë ndarë donacione për institucione shëndetësore, bursa për studentë si dhe shtëpi për familje në nevojë. Vlera e mjeteve të dhuruara kalon 300 mijë euro.

Të ngjashme