“Fondacionit Golden Eagle” bashkë më artistët mbledhin 24 mijë euro për familjet në nevojë

Prishtinë | 24 Mar 2020 | 13:06 | Nga Fitore Berisha

Me iniciativë të tij drejtori i kompanisë “Frutex”, Shaqir Palushi  ka arritur që  për pak kohë t’i mbledhë 24 mijë euro për t’iu dalë në ndihmë familjeve në nevojë, në kohën që vendi ynë dhe e tërë bota po përballet me pandeminë e Coronavirusit.

Në një intervistë për EkonomiaOnline përmes telefonit Palushi ka thënë se këtë iniciativë e kanë marrë duke parë gjendjen në të cilën ndodhen qytetarët e Kosovës  për shkak të pandemisë së Coronavirusit. Iniciativës së tij i janë përgjigjur edhe shumë artistë të estradës.

Ai ka treguar se “Fondacioni Golden Eagle”, fillimisht ka ndarë shumën prej 2000 eurove, duke përfshirë në këtë iniciativë edhe artistë të estradës, të cilët i janë përgjigjur me shumë vullnet.

“Gjendja në të cilën ndodhet Kosova për shkak të pandemisë dhe gjendja e një pjese të qytetarëve që kanë qenë në gjendje jo të mirë ekonomike dhe sidomos në këto ditë na ka shtyrë neve të marrim një iniciativë, ku kemi ndarë  2 mijë euro për familjet në nevojë. Kemi nominuar artistë të estradës të cilët na janë përgjigjur në këtë iniciativë. Para këtyre njerëzve jam ndier shumë i vogël por në anën tjetër jam ndier shumë i madh. Karshi politikës mund të them se nuk po arrijnë të shtrijnë dorën e pajtimit njëri -tjetrit, aksioni në fjalë do të vazhdojë ku  deri më tani kemi mbledhur 24 mijë euro. Të njëjtën iniciativë  do të vazhdojmë edhe nesër” deklaroi Palushi.

Palushi tha se mjetet e tubuara janë të dedikuara vetëm për familjet që janë gjendje më të rënduar sa i përket gjërave ushqimore.

Sipas tij, kjo iniciativë do t’i përfshijë të gjitha Komunat e Kosovës, teksa ka treguar se thirrjes për këtë donacion i janë përgjigjur shumë vullnetarë nga Suhareka e vende të tjera.

“Me mjetet e tubuara do të kontaktojmë kompani që bëjnë furnizimin me gjëra ushqimore dhe do të shohim familje  që janë në gjendje më të rënduar do ti ndihmojmë jo vetëm komunën e Suharekës por edhe komuna të tjera. Do ti kontaktojë institucionet. Sigurisht ka qenë mjaft sfiduese sepse kemi kontaktuar në vazhdimësi njerëz të cilët kanë nominuar njëri tjetrin. Po Komuna e Suharekës ka qenë donacioni i parë dhe na është përgjigjur bashkërisht dhe së bashku kemi marrë iniciativë për t’i ndihmuar familjet në nevojë” shtoi Palushi.

Të ngjashme