Forbes shkruan për rininë e Kosovës që po shpërndahen në botën e teknologjisë

Prishtinë | 18 Pri 2022 | 18:01 | Nga Ekonomia Online

Revista e famshme biznesore amerikane, Forbes, ka publikuar një shkrim ku flitet për shpërthimin e të rinjve kosovarë në skenën e teknologjisë.

Shkrimi është artikull i Fatos Ametit, një sipërmarrës kosovar, themelues i kompanisë teknologjike, Sonnecto.

“Kosova njihet për mikpritjen e vet, për shpirtin pro-perëndimor dhe jetën e natës. Sidoqoftë, një është shkalla e progresit të madh që e ka bërë në 20 vjet e fundit dhe sasia e talentit të cilën e prodhon, posacërisht në teknologji” , shkruan Ameti.

“Të qenët shtet i ri sigurisht i ka benefitet e veta. Në epokën digjitale, të kesh popullatë të re, ta ofron një avantazh të konsiderueshëm; fuqia punëtorë e shteteve garuese vjetrohet dhe ngadalësohet, dhe popullata është në ajkën e karrierës së tyre”.

“Sidoqoftë, deri vonë, të qenët i ri në Kosovë nënkuptonte të kesh ngecur midis fluksit ekonomik dhe politik, dhe në të njëjtën kohë, të jesh i izoluar prapa murit të vizave. Kjo gjendje e pasigurisë e ka krijuar një urgjencë për popullin e Kosovës që të krijojë punë të reja cilësore që sigurohen që talentet e reja të mirë-përdoren”.

Ameti përmend që Kosova e ka shkallën më të lartë të përdoruesve të internetit në rajon, 93 për qind kanë qasje në të, dhe kjo e ka lejuar sektorin e ICT-së që ta marrë dhenë.

Të ngjashme