Forca të shtuara të policisë në autostradë, kryeministri maqedonas kalon transit nëpër Kosovë

Prishtinë | 11 Pri 2022 | 13:12 | Nga Ekonomia Online

Patrulla të shumta të policisë sot kanë dalur në autostradat “Ibrahim Rugova” dhe “Arbën Xhaferi”.

Klan Kosova ka mësuar se kjo është duke ndodhur për shkak se sot nëpër Kosovë do të kalojë kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaqevski, i cili do të shkojë për vizitë në Malin e Zi.

Po ashtu edhe zyrtarë policorë janë vendosur nëpër të gjitha hyrje, daljet dhe urat përgjatë autostradave.

Për këtë Klankosova.tv është duke e pritur një përgjigje edhe nga Zyra për media në Policinë e Kosovës.

Të ngjashme