#ForHeroines vazhdon në Ferizaj, mbështeten gratë e dhunuara seksualisht gjatë luftës

Prishtinë | 23 Pri 2019 | 10:48 | Nga Ekonomia Online

Organizata “Nisja, Zhvillohu” në bashkëpunim me asamblistët e Kuvendit Komunal të Ferizajt, me iniciativën e Mark Gjonaj nga “Batalioni i Atlantikut”, do të organizojnë aksion simbolik para Kuvendit Komunal të Ferizajt.

Qëllimi i këtij organizimi është mbështetësja për 20 mijë gratë e dhunuara gjatë luftës në Kosovë.

Pjesa kryesore e projektit është aktiviteti i shpërndarjes së 7 karaktereve “# F O R H E R” në qytetet kryesore të Kosovës,  dhe në ato karaktere do të ngjiten vathë në shenjë solidarizimi me viktimat e dhunës seksuale të luftës së Kosovës.

Instilacioni i germës “E” mbërrin në Ferizaj siç është paraparë dhe do të qëndroj deri me 29 Prill, ku edhe ju mund të vini dhe të vendosni vathë, në mënyrë që të tregoni përkrahjen tuaj për heroinat tona!

Ftohet qytetarët më 23 Prill nga ora 15:30-16:30 para objektit të komunës në Ferizaj te dalin në mbështetje.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme