Ndahen 7 çmime për qytetari aktive, vlerësohet puna dhe vullneti i pjesëmarrësve

Prishtinë | 15 Kor 2019 | 20:34 | Nga Norë Kelmendi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Forumi për Iniciativa Qytetare (FIQ), në një ceremoni, sonte ka ndarë Çmimet për Qytetari Aktive me qëllim promovimin e qytetarisë aktive në Kosovë.

Çmimet, sipas organizatorëve, janë inspirim për të identifikuar dhe vlerësuar qytetarët dhe organizatat që po dhurojnë kohë dhe shpirt #PërTëMirën e Kosovës.

Fokusi i këtij edicioni ishte mjedisi, me ç’rast të pranishmit në këtë ngjarje patën mundësi të dëgjonin fjalime nga 7 fituesit.

Organizatori i ngjarjes “PërTëMirën”, Mentor Dida, tha se nominimi i këtyre fituesve është bërë nga vetë qytetarët përmes “Facebookut”.

“Qytetarët janë zgjedhur prej qytetarëve, përmes nominimit në Facebook për qytetari aktive. Është bërë një filtrim i njerëzve më seriozë dhe i atyre që po bëjnë më pak mirë. Në fund kemi zgjedhur 7 finalistë për këtë çmim”, tha Dida.

Një nga fitueset e çmimit “Ndryshimi i Rinisë”, Jehona Gjurgjeala, drejtoreshë e organizatës “Toka”, mes lotësh, tregoi rrëfimin e saj se si ajo u ndihmua që të vazhdonte studimet e saj në një nga universitet në Angli, ani pse nuk kishte mundësi financiare që ta realizonte dëshirën e saj.

Çmimet për qytetari aktive:

Çmimi i parë: Milot Hasimja – Ndryshimtari i Qytetit;

Çmimi i dytë: Nol Musa – Ndryshimtari i Ri;

Çmimi i tretë: Jehona Gjurgjeala – Ndryshimtari i Rinisë;

Çmimi i katërt: Guxim Klinaku – Ndryshimtari i Kulturës;

Çmimi i pestë: Elizabeth Gowing – Ndryshimtari i Komunitetit;

Çmimi i gjashtë: Albert Krasniqi – Ndryshimtari i Natyrës;

Çmimi i shtatë: Jeta Xharra dhe Dajana Berisha, Ndryshimtaret e së Drejtës.

Lexo më shumë:

Të ngjashme