Foto e rrallë e Ibrahim Rugovës me bashkëshorten në rini

Prishtinë | 21 Jan 2021 | 13:02 | Nga Ekonomia Online

Sot është 15 vjetori i vdekjes së Presidentit Historik të Kosovës, Ibrahim Rugovës, shkruan Express.

Në këtë përvjetor të vdekjes, shumë kosovarë kanë shkruar për të dhe kanë publikuar fotografi të tij.

Por, një që ka marrë më shumë vëmendje është ku shihet Rugova me bashkëshorten e tij, Fanën.

Fotoja është bardh e zi dhe shihet se është realizuar në rininë e tyre.

Rugova në këtë fotografi shfaqet me flokë më të gjata se që mbante, derisa Fana shihet e veshur me një fund me lule dhe një bluzë të bardhë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme