Fotografi i Obamës kujton refugjatët nga Kosova

Prishtinë | 09 Shk 2017 | 09:27 | Nga

Pete Souza, fotografi zyrtar i ish-presidentit amerikan Barack Obama, së fundmi ka postuar disa fotografi duke kujtuar luftën dhe refugjatët nga Kosova.

Ai ka shkruar se këto fotografi i ka kthyer në rrjetet sociale pas diskutimeve të shumta që po bëhen së fundmi, si rrjedhojë e vendimit të presidentit të ri Donald Trump për moslejimin e hyrjes së refugjatëve nga shtatë shtete islame.

“Në mes të dy periudhave sa isha në Shtëpinë e Bardhë, kam pasur karrierë të ndarë si fotograf i lirë dhe si fotograf në Washington i ‘Chicago Tribune’. Të dy këto eksperienca jetësore më dhanë perspektivë të ndryshme në fotografim në Shtëpinë e Bardhë gjatë administrimit të Obamas.

Ka shumë lajme së fundmi për refugjatët. Edhe pse duhet të pranojmë që nuk është njëjtë si sot, për pak kohë kisha bërë dokumentimin e krizës së refugjatëve nga Kosova në fund të viteve 90. Po i postoj disa fotografi nga mbulimi im në Maqedoni ku përfunduan shumë shqiptarë pas dëbimit nga shteti i tyre”, ka shkruar ai.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme