Fotografia që preku të gjithë, nëna qëndron e ulur pranë varrit të të birit dëshmorë

Prishtinë | 09 Pri 2021 | 17:12 | Nga Ekonomia Online

Sot u shënua 22 vjetori Betejës së Koshares. Për të bërë homazhe te kompleksi Memorial “Dëshmorët e Koshares” sot ishin mbledhur shumë qytetarë, familjarë e drejtues të shtetit.

E në raste të tilla nuk kemi si tu shmangemi lotëve, dhimbjes e krenarisë.

Momenti që preku e përloti të gjithë është fotografia e një nëne e cila qëndron e ulur pranë varrit të të birit dëshmorë.

Në dhimbje e krenari nëna qëndron e ulur duke e e shikuar varrin e të birit që ra bashkë me 111 shokë të tjerë për lirinë e Kosovës.

Të ngjashme