Francë, 1999: Ibrahim Rugova shpallet “Honoris Causa”, i pranishëm edhe Fadil Vokrri

Prishtinë | 30 Maj 2021 | 13:20 | Nga Ekonomia Online

Në dhjetor të vitit 1996, Presidenti historik, Ibrahim Rugova, ishte shpallë Doktor Nderi (Honoris Causa) në Universitetin e Parisit VIII në Sorbonë të Francës.

Sekretari i Zyrës së Presidentit Ibrahim Rugova, Adnan Merovci, ka thënë se në momentin kur ishte ceremonia e shpërndarjes së këtij çmimi të pranishëm ishin edhe Fadil Vokrri, Avni Spahiu, Daut Berisha dhe Alush Gashi.

“Më 1996, Presidenti RUGOVA u shpall Doktor Nderi (Honoris Causa) i Universitetit të Parisit VIII, Sorbonë, Francë. Në këtë ngjarje me rëndësi prezent ishin edhe 4 njerëz të veçantë: Fadil VOKRRI, Avni SPAHIU, Daut BERISHA dhe Dr. Alush Gashi!”, ka shkruar Merovci në rrjetin social Facebook.

Ai ka ndarë edhe disa fotografi të këtij momenti.

Të ngjashme