Frrizaj: Arrestohet 40-vjeçari që rrahu tre të mitur, i konfiskohet edhe një armë zjarri

Prishtinë | 20 Shk 2022 | 09:03 | Nga Ekonomia Online

Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj ka njoftuar se të shtunën pasdite, derisa Njësia e Reagimit të Shpejtë (NJRSH) nga patrullonte në fshatin Dremjak të Ferizajt, ka hasur në tre të mitur, (të moshave 15, 16 dhe 17 vjeç), të cilët kishin dalë të shëtiteshin me biçikleta, e tek të cilët vëreheshin lëndime trupore.

Dyshohet se ato ishin shkaktuara nga një person i moshës madhore i cili më pas kishte ikur nga vendi i ngjarjes, ndërsa fëmijët kanë pranuar tretman mjekësor.

Në lidhje me këtë, operatorët e NJRSH-së i kanë marrë veprimet e nevojshme dhe kanë arritur që ta dalin personin e dyshuar me inicialet M.M (M/K) i moshës 40-vjeçar i cili po lëvizste me një automjet furgon me targa vendore.

Gjatë kontrollit të tij dhe të automjetit, policia i gjenë një armë zjarri, një karikator me 13 fishekë dhe një mjet të mprehtë (brisk), të cilat edhe i konfiskohen.

I dyshuari është shoqëruar në stacionin policor në Ferizaj dhe pasi është intervistuar nga hetuesit policor, me vendim të Prokurorit të Prokurorisë Themelore në Ferizaj, ai është dërguar në mbajtje për 48 orë, për procedura të mëtejme hetimore, ndërsa rasti është cilësuar “Lëndim i lehtë trupor “& “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar i armëve”.

Të ngjashme