Fshati Shajkoc jep edhe një shembull, liron shtëpitë për të prekurit nga tërmeti në Shqipëri

Prishtinë | 27 Nën 2019 | 17:14 | Nga Bashkim Bekolli

Kosovarët po shprehen mjaftë solidarë me vëllezërit e tyre nga Shqipëria të cilët u preken nga tërmeti.

Përveç ndihmës me ushqime dhe veshmbathje ata po i ofrojnë edhe shtëpitë e tyre për strehim.

Një veprim të tillë e kanë bërë banorët e fshatit Shajkoc të Komunës së Podujevës, ku dhjetëra prej tyre që jetojnë dhe veprojnë në shtete të ndryshme të Evropës i kanë ofruar shtëpitë për të pastrehurit nga Durrësi dhe Thumana, raporton EkonomiaOnline.

Ky është njoftimi i plotë i mërgatës së këtij fshati:

Në fshatin Shajkoc kemi mbi 30 shtëpi të banueshme që janë të lira. Asnjë banorë i Shqipërisë i prekur nga tërmeti nuk guxon të mbetët nën qiellin e hapur.

Deri tani janë të ofruara dy shtëpi në fshatin tonë, ta gjejmë mënyrën më të lehtë për strehimin e njerëzve të prekur nga fatkeqësia!!

Shtëpitë e tyre i ofrojnë:

1.Enver Kurtolli

2.Muja Jupolli

3. Fazli Mirsad Obrazhda

4. Avdullah (M) Jupolli-Prishtinē

5.Avdullah(M)Jupolli-Shajkoc

6.Besim Mekolli

7. Irfan Mekolli

8. Emin Kurtolli

9.Ilmi Kurtolli

10.Osman Kurtolli

11.Nazmi Bekolli

12.Ali Ukelli

Mërgata Shajkofci, 27.11.2019

Të ngjashme