FSK angazhohet për shuarjen e zjarreve në komunën e Suharekës

Prishtinë | 02 Gus 2021 | 15:41 | Nga Ekonomia Online

Forca e Sigurisë së Kosovës vazhdon të jetë e angazhuar me personel dhe pajisje në shuarjen e zjarreve që kanë përfshirë zonën e fshatit Shtupeq dhe komunën e Suharekës, si pasojë e temperaturave të larta qe po mbizotërojnë në vendin tonë.

“Togu i Gatishmërisë në Operacion përmes Qendrës Operative te Shtabit të Përgjithshëm të FSK-së ka pasur një koordinim dhe bashkëpunim të mirë edhe me ekipet e KFOR-it Amerikan, të cilët gjatë këtyre ditëve kryen një serë intervenimesh nga ajri, duke e lehtësuar lokalizimin dhe shuarjen e vatrave të zjarrit.

Forca e Sigurisë së Kosovës është e gatshme të mbështes autoritetet civile me qëllim të minimizimit të rrezikut dhe lehtësimit të pasojave të shkaktuara nga situata me zjarret”, thuhet në njoftimin e tyre.

Të ngjashme