FSK bëri vlerësimin e disa zonave nëse ka helmim nga ajri, por as aty nuk ka kontaminim

Prishtinë | 14 Kor 2021 | 19:07 | Nga Ekonomia Online

Sot është dita e dytë që FSK-ja është dislokuar në Deçan për të ndihmuar në menaxhimin e situatës pas dyshimeve për helmim të qytetarëve atje.

Kapiteni i kësaj forcë, Xhevahir Hasanaj, ka deklaruar se me marrjen e urdhrit ditën e djeshme, janë dislokuar menjëherë në këtë komunë dhe i kanë marr detyrat.

“Fillimisht kemi bërë vlerësimin e disa puseteve dhe burimeve te ujit. Në vlerësimet e para ka dal që uji nuk është i kontaminuar, pra nuk ka ndonjë helmim kimik ose biologjik”.

“Na është kërkuar që ta vlerësojmë ujin, dhe sot kemi bërë edhe vlerësimin e disa zonave nëse ka ndonjë helmim nga ajri, dhe rezultatet e para kanë dal që nuk ka kontaminim, por megjithatë po presim edhe rezultatet më të detajuara”, deklaroi Hasanaj për Info Magazine në Klan Kosova.

Ajo po ashtu u shpreh se nëse është e nevojshme ata do të sjellin edhe më shumë personel dhe se janë të gatshëm 24/7 për t’i dalë në ndihmë qytetarëve të Deçanit dhe të tjerëve që kanë nevojë.

Të ngjashme