FSK me ceremoni për manifestimin e “Epopesë së UÇK-së”, ushtria këtë vit me ndryshime kushtetuese

Prishtinë | 05 Mar 2018 | 11:42 | Nga Valbona Bytyqi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) ka organizuar ceremoninë për manifestimin e “Epopesë së UÇK-së”, në kazermën “Adem Jashari” në Prishtinë, raporton Ekonomia Online.

Presidenti Hashim Thaçi, tha se shënimi i 20 vjetorit të Epopesë sivjet përkoi me 10-vjetorin e pavarësisë dhe këta dy përvjetor janë kthesë e veçantë për historinë e vendit.

Ai shtoi se qëndresa e komandantit Adem Jashari u shndërrua në zgjerimin e radhëve të UÇK-së.

I pari i vendit theksoi se dëshiron që Forcat e Armatosura të bëhen me ndryshimin e Kushtetutës, duke bashkuar në një vend, në Kuvendin e Kosovës, vullnetin politik të të gjitha entiteteve dhe të gjitha komuniteteve të Kosovës.

Ai theksoi se Forcat e Armatosura të Kosovës do të jenë vlerë e përbashkët e të gjithëve, një vlerë që shpreh karakterin shumetnik të shtetit dhe shoqërisë sonë.

“Epopeja e UÇK e zgjoi kudo krenarinë. Rezistenca e Ushtrisë Çlirimtare bëri që dita demokratike ta vënë në fuqi ushtrinë e aleancës euroatlantike NATO. Shtet-ndërtimi i Kosovës është storie e suksesit në të cilin një kontribut kanë dhënë miqtë ndërkombëtar”.

“Rreshtimet tuaja të gjithëve na bëjnë krenar na japin forcë, siguri dhe shumë dashuri. Ju jeni më themelet e shtetit tonë si shtet i pavarur prandaj shpreh respektin tim më të madh për punën tuaj nën uniformën e FSK-së”.

“Duke marr parasysh përgatitjen tuaj ju faktikisht po dëshmoni pjekuri dhe aftësi për të ushtruar funksionin tuaj themelor atë të Forcave të Armatosura të Kosovës”.

“Edhe pse sot është një ditë festive nuk mund të themi se marshin tuaj nuk arriti ta përcjelle politika. Ne duam dhe synojmë që Forcat e Armatosura të bëhen me ndryshime kushtetuese. Forcat e Armatosura të Kosovës do të jenë vlerë e përbashkët e gjithë neve”.

Edhe Kryeministri Ramush Haradinaj, u tha ushtarëve të FSK-së të rreshtuar për këtë ceremoni, se së shpejti do të marrin besimin kushtetues si ushtria e Kosovës, aleate e NATO-s.

“Sot, kur para nesh parakalon Forca e Kosovës, në fytyrat e tyre shëmbëllejnë ushtarët e lirisë. Fytyra e ushtarit është e përjetshme dhe na ngjanë gjithmonë në fytyrat e heronjve tanë që jetën ia dedikuan atdheut. Kjo tokë ka njohur ushtar e ushtri të rrepta e guximtare, që nga radhët e dardanëve e deri te Ushtria e Çlirimtare e Kosovës, ushtria e komandantit legjendar Adem Jashari”.

“Ju, që po krijoni një imazh të ri të Kosovës me shumë mund e shumë sakrifica me mbështetjen e aleatëve tanë strategjik, së shpejti do të merrni edhe besimin kushtetues si Ushtri e Kosovës dhe si anëtare e NATO-s. Ushtri që në zemër dhe në shpirt mban flakën e lirisë të ndezur nga Ushtria Çlirimtare e Kosovës, e që është e gatshme sot të njohë dhe të mbrojë diversitetin kulturor e etnik të vendit tonë, lirinë e të gjithë atyre që jetojnë në Kosovë, shqiptarëve dhe të gjitha komuniteteve”.

“Ju, në rrethana paqeje do të shërbeni kudo që e kërkon Aleanca Veri-Atlantike aty ku do të jetë edhe qëllimi Ynë! Pra, ushtarë e oficerë, Forca e Sigurisë së Kosovës, të gjithë ju prezentë, sot ne mund të kthehemi të nderojmë dhe kujtojmë me respekt të rënët për liri, të kujtojmë me respekt Epopenë e UÇK-së dhe rënien heroike të komandantit legjendar Adem Jashari dhe të betohemi në drejtimin tonë për një liri të përjetshme”.

Image may contain: one or more people, people standing and outdoor

Image may contain: 1 person, standing, text and outdoor

Të ngjashme