FSK e gatshme të reagojë në çdo cep të Kosovës për dy orë (Video)

Prishtinë | 19 Shk 2017 | 09:28 | Nga

Me misionin që të garantojë siguri në raste krizash Brigada e Reagimit të Shpejtë e FSK-së është e gatshme të reagojë në çdo cep të Kosovës.

Duke folur për nivelin e gatishmërisë së brigadës, eprori i FSK-së Ejup Maqedonci ka dhënë detaje për gatishmërinë e forcave.

“Ne kemi një standard të jemi të gatshëm për 2 orë e 30 minuta,” ka thënë Maqedonci.

Në intervistën për “Drejtësia në Kosovë” Maqedonci ka shpjeguar rolin e njësisë duke dhënë detaje edhe për mjetet të cilat përdoren për të ofruar siguri gjatë realizimit të misionit të FSK-së.

FSK-ja ende nuk ka marrë detyra ushtarake, pasi për ta bërë transfomimin e saj në forca të armatosura duhen ndryshime kushtetuese.

Ndryshimet kushtetuese mund të bëhen vetëm me votat e dy të tretave të deputetëve dhe dy të tretave të deputetëve të pakicave, por deputetët e Listës Serbe nuk po kanë vullnet për ta mbështetur këtë proces.

Për transformimin e FSK-së u diskutua në Kuvend më 14 shkurt, ndërsa u miratua një rezolutë që i kërkon qeverisë që sa më shpejt ta dërgojë në parlament projektligjin për forcat e armatosura.

Rreth 28 kilogramë peshojnë pajisjet e një ushtari të Forcës së Sigurisë së Kosovës që patrullon në terren të hapur.

Arma e tij peshon 4 kilogramë, çanta 13 kilogramë, ndërsa antiplumbi dhe pajisjet  e tjera 9 kilogramë.

Të dhënat janë publikuar në edicionin e së premtes në “Drejtësia në Kosovë” ku është shfaqur një reportazh nga komanda e Brigadës së Reagimit të Shpejtë të FSK-së në Bazën “Ushtarët e NATO-s” në Istog.

Në linkun në vijim mund të ndiqen pamje të ushtarëve të FSK-së duke patrulluar me pajisjet e kompletuara.

SK-ja ende nuk ka marrë detyra ushtarake, pasi për ta bërë transfomimin e saj në forca të armatosura duhen ndryshime kushtetuese.

Ndryshimet kushtetuese mund të bëhen vetëm me votat e dy të tretave të deputetëve dhe dy të tretave të deputetëve të pakicave, por deputetët e Listës Serbe nuk po kanë vullnet për ta mbështetur këtë proces.

Për transformimin e FSK-së u diskutua në Kuvend më 14 shkurt, ndërsa u miratua një rezolutë që i kërkon qeverisë që sa më shpejt ta dërgojë në parlament projektligjin për forcat e armatosura. (Kallxo.com)

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme