FSK institucion me besimin më të lartë në opinionin publik kosovar

Prishtinë | 08 Dhj 2016 | 12:03 | Nga

Sekretari i Përgjithshëm i MFSK-së  Shkelzen Sylaj,  priti në takim pune përfaqësuesit e Sektorit të Analizave Civilo – Ushtarak të Shtabit të Përgjithshëm të Forcave Aleate për Evropë (SHAPE) me seli në Bruksel zotërinjtë Herald Hiorth dhe Robert Kam të shoqëruar nga Maria Przenioslo këshilltare politike e Komandantit të KFOR-it.

Sekretari Sylaj i njoftoi mysafirët me historikun e shkurtër dhe zhvillimet e përgjithshme në MFSK dhe FSK. Ai foli për funksionimin e administratës së MFSK-së, për ngritjen e planit të integritetit, zhvillimin e karrierës, për çështjet gjinore, inkuadrimin e minoriteteve, për aktivitet e sektorit për Bashkëpunim Civilo Ushtarak (BCU) në të mirë të komunitetit dhe për faktin se FSK që tri vjet radhazi është institucionin më i besuar nga opinioni publik i Kosovës.

Me theks të posaçëm sekretari Sylaj foli për përgatitjet që janë bërë në MFSK, si në planin legjislativ, po ashtu edhe në planin e zhvillimit të transformimit të FSK-së në Forca të Armatosura (FAK) dhe sfidat që po has ky proces.
Po ashtu ai foli për sukseset e FSK-së në ushtrimin fushor “Shqiponja -5”, për pjesëmarrjet në ushtrimet fushore jashtë vendit si në; Kroaci, Slloveni, Shqipëri, Maqedoni etj. Në vazhdim ai foli edhe për shkollimin e kadetëve jashtë vendit dhe sukseset e tyre të larta, që na bëjnë me u ndije krenar.

Nga sekretari Sylaj u vlerësua lartë edhe bashkëpunimi i ngushtë me KFOR-in, i shprehur përmes aktiviteteve të përbashkëta, që nga realizimi i projekteve civilo – ushtarake dhe ushtrimet fushore të përbashkëta, si dhe për kontributin që po jep Ekipi Këshillues Ndërlidhës i NATO-s në MFSK.

Mysafirët nga Brukseli, shprehën kënaqësinë për arritjet e FSK-së, duke vlerësuar lartë përfaqësimin e komuniteteve, barazisë gjinore, ngritjen e planit të integritetin dhe faktin që FSK është një institucion me besimin më të lartë nga opinionin publik kosovar.

Në takim ishte i pranishëm edhe zoti Florin Hoxha sekretar personal i Sekretarit të Përgjithshëm të MFSK-së.

 

Të ngjashme