FSK-ja dhe të pagjeturit, në mesin e dështimeve kryesore në Raportin për MSA-në

Prishtinë | 01 Mar 2017 | 08:31 | Nga

Janë identifikuar dështimet kryesore të institucioneve të Kosovës në procesin e përmbushjes së Programit Kombëtar për Zbatimin e Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit. Midis tyre, janë edhe ngecjet që lidhen me Forcën e Sigurisë dhe ato me të pagjeturit.

Të dhënat janë evidentuar në Raportin, që përmban shkallën e përmbushjes së këtij Programi kombëtar. Aty është raportuar për gjendjen e përmbushjes së masave afatshkurtra për secilin bllok të Programit.

Tek kriteret politike kanë mbetur të papërmbushura edhe 40 nga 85 masat e planifikuara për 2016-n. Bazuar në të dhënat e raportuara nga ana e institucioneve zbatuese për kapitujt e këtij blloku, masat kryesore afatshkurtra të Planit, e që nuk janë kryer, kanë të bëjnë me Forcën e Sigurisë. (Koha Ditore)

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme