FSK-ja riparon rrugët pas përmbytjeve

Prishtinë | 29 Jan 2021 | 15:51 | Nga Ekonomia Online

Pjesëtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës ( FSK ) kanë realizuar projektin e riparimit të rrugës dhe pastrimin e urave nga gërmadhat në fshatrat Prekoc-Marec që shpie në drejtim të minierës së Artanës, e cila  u dëmtua gjatë përmbytjeve të  ditëve të fundit. 

Në shenjë falënderimi për realizimin e këtij projekti Komandanti i Gardës Kombëtare Gjeneral Brigade, Xhevahir Geci priti në takim Kryeshefin e Trepçës z. Enes Muzaqi,  i cili e  falënderoi Gjeneral Gecin për mbështetjen.

Ky projekt ka zgjatur 10 ditë dhe është realizuar nga Regjimenti i Xhenios. Forca e Sigurisë së Kosovës është e gatshme gjatë tërë kohës që t’u dalë në ndihmë autoriteteve civile në çdo situatë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme