FSK nderon familjen Jashari dhe veprën e UÇK-së

Prishtinë | 28 Nën 2016 | 11:08 | Nga

Ministri për Forcën e Sigurisë së Kosovës zoti Haki Demolli i shoqëruar nga komandanti i FSK-së gjenerallejtënant Rrahman Rama, zëvendësministri Muhamet Latifi, Sekretari i Përgjithshëm Shkëlzen Sylaj si dhe nga gjeneralët e FSK-së, oficerë madhorë dhe zyrtarë të lartë të MFSK-së, për nderë të Ditës së Flamurit Kombëtar, Ditës së Pavarësisë së Shqipërisë, ditëlindjes së komandantit legjendar të UÇK-së Adem Jashari, në nderim të sakrificës dhe të së kaluarës së lavdishme, bënë nderime në varrezat e dëshmorëve në kompleksin përkujtimor të UÇK-së në Prekaz.

Më pastaj delegacioni i MFSK-së dhe FSK-së i kryesuar nga ministri Demolli dhe komandant Rama bënë vizitë në familjen e nderuar Jashari, ku u pritën nga Lulzim Jashari djali i komandantit legjendar Adem Jashari dhe familjarë të tjerë.

Ministri i FSK-së Haki Demolli para mediave pati një deklarim ku shprehi respektin dhe nderimin e madh për sakrificën e familjes së madhe Jashari, qëndresën e tyre, qëndresën dhe rënien e Komandantit legjendar Adem Jashari.

Ndër të tjera ai theksoi se; “Pa sakrificën sublime, pa gjakun e derdhur të familjes Jashari, pa luftën e komandantit legjendar Adem Jashari, të familjes Jashari dhe të gjithë ushtarëve të UÇK-së, ne nuk do të kishim lirinë, nuk do të kishim Kosovën e pavarur, nuk do të mund të festonim këto ditë të festave kombëtare. Lavdi familjes Jashari, lavdi komandantit legjendar Adem Jashari, lavdi të gjithë dëshmorëve të UÇK-së”.

2-homazhe-ne-kompleksin-memorial-adem-jashari-ne-prekaz

4-homazhe-ne-kompleksin-memorial-adem-jashari-ne-prekaz

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme