Fotografia nga Kuvendi i Kosovës në mesin e 100 më të mirave në botë

Prishtinë | 05 Dhj 2016 | 23:01 | Nga

Gazi lotësjellës i hedhur në Kuvendin e Kosovës nga deputetët e opozitës më 19 shkurt të këtij viti, ka bërë që fotografia e realizuar e fotoreporteri kosovar Armend Nimani, të pëzgjedhet në mesin e 100 fotove më të mira nga revista “Time”.

Ashtu si në fotografitë e vitit 2015, në albumin e 100 fotografive më të mira të realizuara në botë, e të përzgjedhura nga revista e njohur amerikane “Time”, dominojnë fotot e refugjatëve.

Përveç kësaj çështje, theks të veçantë në albumin e revistës “Time” kanë marrë edhe fotografitë e realizuara gjatë fushatës presidenciale në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

E në mesin e këtyre 100 fotografive më të mira të vitit, është edhe një nga Kosova, raporton Insajderi.

Fotoja e realizuar në Kuvendin e Kosovës, në të cilin gazi lotësjellës i hedhur nga deputetët e opozitës kishte detyruar që të ndërhynin edhe forcat policare të Kosovës – me maska në fytyrë, ka bërë që fotografia e Armend Nimanit të jetë në mesin e 100 më të mirave të botës.

“Times” përzgjedh fotografinë nga Kuvendi i Kosovës, në mesin 100 më të mirave në botë (Foto)

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme