Ftohen gazetarët të aplikojnë për Çmimin për Media

Prishtinë | 29 Tet 2021 | 13:03 | Nga Ekonomia Online

PCi fton gazetarë, kryeredaktorë, përfaqësues të mediave dhe të të tjerë të fushës që të ndajnë me ne storjet e tyre për bashkëjetesën multietnike në Kosovë dhe Serbi. Ideja për krijimin e këtij çmimi e ka zanafillën në Dialogun Konsultativ të Mediave, i cili është pjesë thelbësore e programit për Ballkan të PCi.Duke i falënderuar të gjithë ata që kanë aplikuar deri më tani për Çmimin Mediatik, PCi ju njofton për zgjatje të afatit për aplikim për tre muaj shtesë. Kjo do të thotë që storiet e publikuara/transmetuara nga tani e deri më 15 Nëntor mund të konkurrojnë për Çmimin. Afati i ri për paraqitjen e aplikimeve tani është 16 nëntor 2021.

Storiet e publikuara nga 15 gushti 2020 janë gjithashtu të pranueshme.Arsyeja për zgjatjen e afatit është nxitja e gazetarëve për të gjeneruar përmbajtje mediatike që eksploron anët pozitive të bashkëjetesës shumetnike. Të gjitha aplikimet e dërguara deri më tani mbeten ende në garë, por duam t’u japim gazetarëve dhe redaktorëve kohë shtesë për të ndjekur storie që kualifikohen për vlerësim me Çmimin Mediatik PCi.Iu urojmë fat të gjithë atyre që duan të futen në garë për këtë çmim.Për informata të hollësishme se si të aplikoni, ju lutem referojuni Termave të Referencave, të cilat janë të qasshme në tri gjuhë përmes linqeve më poshtë (gjuhë angleze, serbe dhe shqipe).

Të drejtë aplikimi për Çmim për Media kanë personat/mediumet storjet e të cilëve janë publikuar gjatë periudhës 15 gusht 2020 deri 15 nëntor 2021.

Afati i fundit për aplikim është më 16 nëntor 2021 nëpërmes këtij linku:https://forms.gle/3XWBbGFMMJqBtiw47

Të ngjashme