Ftohtë dhe reshje bore, apelohet për kujdes në trafik

Prishtinë | 14 Shk 2021 | 06:50 | Nga Ekonomia Online

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës bën të ditur se sot do të mbajë mot i vranët dhe herë pas here me reshje bore.

IHK njofton se temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -11 deri -9 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet -5 deri -3 gradë Celsius.

Do të fryjë erë nga veriperëndimi me shpejtësi 1-5m/s.

IHK apelon kujdes të shtuar për ngasësit e veturave për shkak të ngricave si pasojë e temperaturave të ulëta. 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme