Fundi i sezonit turistik, 46 mijë kosovarë hyjnë në Shqipëri

Prishtinë | 21 Gus 2016 | 11:41 | Nga

Edhe kjo fundjavë ka pasur një fluks të madh të lëvizjes së pushuesve kosovarë drejt bregdeti shqiptar. Vetëm gjatë 24 orëve të fundit në Doganën e Morinës kanë kaluar 46 mijë shtetas kosovarë.

Në këto kushte edhe trafiku është i rënduar në aksin Morinë-Kalimash, ku shpesh herë nuk mungojnë edhe aksidentet. Më i fundit u shënua këtë të shtunë, por fatmirësisht vetëm me dëmtime të automjeteve.

Të dhënat e policisë flasin për një numër të vogël të aksidenteve në Rrugën e Kombit, nga 1 qershori deri në mesin e muajit gusht dhe asnjë me pasojë jetë njerëzish.

“Aktualisht rruga është nën ndikimin e masave të marra për shkelësit e rregullave, por edhe prania e policisë ka bërë që numri i aksidenteve të bjerë”, ka deklaruar Sokol Zefi, shef i sektorit rrugor në Policinë e Kukësit.

Sipas të dhënave të policisë rrugore, gjatë kësaj periudhe kohore në akset rrugore të qarkut Kukës kanë ndodhur 6 aksidente dhe janë vendosur 2.768 masa administrative, ndërsa janë pezulluar 13 leje drejtimi.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme