Fundjava me mot të ngrohtë dhe të kthjellët

Prishtinë | 26 Gus 2016 | 18:17 | Nga

Fushat anticiklonike të cilat janë shtrirë mbi pjesën më të madhe të kontinentit evropian dhe që po sjellin mot të kthjellët dhe të ngrohtë, do të shtrihen gjatë fundjavës edhe mbi rajonin tonë.

Ditëve të fundit të muajit gusht, në fundjavë dhe fillim të javës së ardhshme, do të mbajë mot i ngrohtë, kryesisht i kthjellët dhe me diell. Nga mesi i javës së ardhshme priten mundësi për reshje lokale shiu.

Temperaturat do të luhaten rreth vlerave mesatare, me minimale nga 12C deri në 15C, dhe maksimale nga 27C deri në 29C.
Era do të fryejë nga verilindja 2-4m/s.

moti

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme