Fundjava në Kosovë sjell borë

Prishtinë | 09 Shk 2018 | 13:07 | Nga

Sot, mbi vendin tonë, parashihet të mbajë mot me vranësira të pjesshme, të cilat më të theksuara do të jenë në pjesën e parë të ditës. Temperaturat do të sillën në mes minus 3 e 8 gradë celsius, shkruan rtv21. E në ditën e parë të fundjavës gjendja do të ndryshojë ca.

E shtuna pritet të fillojë me vranësira, të cilat më vonë do të sjellin reshje shiu e në orët e mbrëmjes edhe reshje bore. Temperaturat do të shënojnë rënie dhe ato do të sillën në mes minus 2 e 5 gradë Celsius. Dita e dytë do të vazhdojë me mot me vranësira të cilat do të sjellin edhe reshje shqote. Temperaturat do të sillën në mes minus 3 e 2 gradë Celsius.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme