Fundjava në Kosovë, me vranësira dhe shi

Prishtinë | 11 Maj 2018 | 09:09 | Nga

Ditëve të ardhshme mot i ndryshueshëm, priten edhe reshje lokale shiu.

12.05-13.05 – Në fundjavë mot me vranësira dhe diell. Orëve të pasdites priten zhvillime të reshjeve lokale të shiut, me mundësi edhe për bubullimë.

14.05 – Mot me vranësira dhe intervale me diell. Pasdite me të reshura lokale shiu dhe mundësi edhe për bubullimë.

Temperaturat e ajrit gjatë këtyre ditëve do të luhaten kryesisht rreth vlerave mesatare. Minimalet do të sillen nga 9C deri në 11C, e ato maksimale nga 20C deri në 22C.

Sipas Prishtina Weather, do të fryjë erë mesatare nga verilindja 2-7m/s.

Shtypja atmosferike gradualisht do të rritet rreth vlerave normale.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme