Fundjava sjell ulje temperaturash dhe shi

Prishtinë | 08 Qer 2018 | 08:16 | Nga

Të premten mot i nxehtë, në fundjavë shtrëngata me shi.

Temperaturat e ajrit, do të mbesin ndjeshëm lartë mbi vlera mesatare, e ditëve të fundjavës do të zbresin në vlera mesatare. Minimalet do të sillen nga 13C deri në 15C, e ato maksimale nga 28C deri në 31C, e në fundjavë pritet të zbresin në 24C.

8.06 – Mot i nxehtë, kryesisht me diell. Pasdite rreth viseve malore mundësi për reshje lokale shiu dhe bubullimë.

9.06-10.06 – Mot kryesisht me vranësira dhe shtrëngata të shpërndara me shi.

11.06 – Mot pjesërisht i vranët, me mundësi për riga lokale shiu gjatë paradites.

Sipas Prishtina Weather, do të fryjë erë e lehtë nga jugperëndimi, e të premten mesatarisht të fuqishme nga juglindja 4-12m/s. Shtypja atmosferike do të pësojë rënie të lehtë nën vlera normale.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme