Fushata “Dinjitet për penzionerët”, Pozhari e nis me 2 kërkesa

Prishtinë | 07 Sht 2022 | 21:56 | Nga Ekonomia Online

Analisti Xhevdet Pozhari ka nisur fushatën “Dinjitet për penzionerët”.

Ky po do të bëhet zë i kësaj kategorie, teksa ka bërë të ditura dy kërkesat e para që i ka në kuadër të kampanjës.

1. Të hiqet obligimi jo njerëzor, morbid, që penzionerët të paraqiten çdo 6 muaj për të dëshmuar se janë gjallë.
2. Shtesa çdo muaj për këtë shtresë të shoqërisë në kohën e inflacionit, deri në rritjen dinjitoze të pensionit të tyre.

Postimi i plotë:

Ministrja Albulena Haxhiu më dha përkrahjen e saj në fushatën “Dinjitet për penzionerët”.

Kërkesat janë:

  1. Të hiqet obligimi jo njerëzor, morbid, që penzionerët të paraqiten çdo 6 muaj për të dëshmuar se janë gjallë.
  2. Shtesa çdo muaj për këtë shtresë të shoqërisë në kohën e inflacionit, deri në rritjen dinjitoze të pensionit të tyre.

Qëllimi i vetëm i kësaj fushate është që të ngrisim zërin për ata që nuk kanë mundësi vet ta bëjnë një gjë të tillë, qoftë shkaku i pamundësisë organizative, apo edhe shkaku i kushteve shëndetësore.

Është e mirëseardhur ndihma e secilit prej jush që dëshironi të kontribuoni për të ndihmuar prindërit, gjyshërit tanë.
Mjafton të bëheni pjesë e fushatës #dinjitetperpenzioneret

Të ngjashme