KOMF me fushatë vetëdijesuese: “Komuna Ime, e Drejta ime Sociale”

Prishtinë | 04 Qer 2020 | 11:27 | Nga Ekonomia Online

Koalicioni i OJQ-ve për Mbrojtjen e Fëmijëve – KOMF, është duke zhvilluar një fushatë vetëdijesuese lidhur me procesin e decentralizimit të shërbimeve sociale dhe familjare.

Shërbimet sociale dhe familjare duhet të ofrohen për të gjithë qytetarët në nevojë për mbrojtje sociale. Për të sjellë shërbimet sociale sa më afër qytetarëve, në vitin 2009 ka filluar decentralizimi i shërbimeve, ku janë bartur kompetencat nga niveli qendror drejt komunave të Kosovës. 

Mirëpo, edhe pas 10 viteve ky proces nuk ka përfunduar. KOMF ka monitoruar implementimin e decentralizimit të shërbimeve sociale për vitin 2019, ku si rezultat ka publikuar raportin “Komuna Ime, e Drejta Ime Sociale” i cili paraqet gjendjen e rëndë në sektorin e mirëqenies sociale. 

Të ngjashme