Fushata për zgjedhjet e jashtëzakonshme nga 3 – 12 shkurt

Prishtinë | 07 Jan 2021 | 15:28 | Nga Erdonita Hebibi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, në mbledhjen e mbajtur të enjten ka vendosur që fushata për zgjedhjet e jashtëzakonshme të 14 shkurtit, do të nisë nga data 3 deri më 12 shkurt, raporton Ekonomia Online.

Ndërsa, certifikimi i partive politike fillon nga data 8 janar dhe përfundon më 21 janar.

Tërheqja e shortit për renditjen e subjekteve politike dhe kandidatëve në fletëvotim do të mbahet më 1 shkurt 2021.

Në mbledhjen e KQZ-së, është vendosur që votimi me postë fillon me 2 shkurt dhe përfundon 24 orë para zgjedhjeve.

Ndërsa regjistrimi i listës së kandidatëve me deputetë përfundon më 16 janar.

Kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka ka thënë se janë të obliguar nga dita e sotme të fillojnë përgatitjet për organizimin e këtyre zgjedhjeve.

“Shpresojmë që pas këtyre zgjedhjeve do të kemi reformë zgjedhore dhe do të adresohen të gjitha çështjet. Ky është plani operacional dhe këto afate do të jenë të qasshme në faqen e KQZ-së posa të aprovohen në këtë mbledhje”, ka thënë ajo.

Të ngjashme