Fushata zgjedhore në Podujevë e Mitrovicë e orientuar në medie e rrjete sociale, shkak pandemia

Prishtinë | 23 Tet 2020 | 10:36 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Fushata zgjedhore për Komunën e Podujevës do të zgjasë vetëm pesë ditë, ndërsa do të fillojë nga 23 nëntori. Kështu është vendosur në mbledhjen e Komisionit Zgjedhor, të mbajtur të premten, ku është diskutuar edhe për afatet tjera, raporton Ekonomia Online.

Ndërsa për Mitrovicën veriore fushata do të jetë nga 12 nëntoir deri më 27 nëntor.

Fushata zgjedhore kësaj radhe pritet të jetë më ndryshe dhe e orientuar më shumë në media dhe rrjete sociale, sepse sipas masave ndalohet grumbullimi i qytetarëve prej më shumë se 5 personash në sheshe publike, parqe, etj.

Kryetarja e KZQ-së, Valdete Daka, tha se është rekomanduar që fushata të jetë 5 ditë, dhe të fillojë nga 23 nëntori.

“Afati kryesor është fushata zgjedhore që është rekomanduar të filloj me 23 nëntor dhe të përfundoj për 5 ditë”, tha ajo.

Edhe anëtaret  tjerë të KQZ-së, u pajtuan që fushata të jetë vetëm 5 ditë.

“Kam të njëjtin mendim me caktimin e afatit por nuk shoh arsye objektive të shkurtohen afatet për komunën e Podujevës. Fushata duhet të bëhet. Po të ishte më e gjatë do të zvogëlohej mundësia e infektimit nga Covid-19. Por kjo u votua me 4 pro e 1 kundër që isha unë”, tha Sami Kurteshi nga VV-ja.

Sami Hamiti nga LDK-ja, tha se mjetet janë ndarë për fushatën në Podujevë, por që 5 ditë janë të mjaftueshme për shkak edhe të pandemisë

“Janë një pjesë e mjeteve të ndara për fushatë në Podujevë. Ne mund të caktojmë sa mund të shfrytëzohet për fushatë por e kem problemin e pandemisë. S’mund të themi që s’do të këtë grumbullime. Unë mendoj se atje fushata vetëm është bërë. Mendoj qe mjafton 5 ditshi”.

Kandidatët e certifikuar më herët nga KQZ-ja janë: Naim Fetahu (PDK); Nexhmi Rudari (LDK) dhe Shpejtim Bulliqi (LVV).

Ndërkohë, sipas KQZ-së koha se kur subjektet politike dhe kandidatët duhet të aplikojnë për t’u certifikuar për pjesëmarrje në këto zgjedhje është deri më 30 tetor.

Fushata zgjedhore për subjektet politike garuese në komunën e Podujevës do të zgjasë 5 ditë, nga 23 deri më 27 nëntor.

KQZ-ja ka aprovuar edhe pika e planit operacional.

Sipas vendimit të KQZ-së, këto janë disa nga afatet kohore të aktiviteteve zgjedhore që përfshijnë komunën e Podujevës:   

  1. Afati për krijimin e Listës së Votuesve, periudha e kundërshtimin dhe konfirmimit fillon më 11 nëntor dhe përfundon më 14 nëntor 2020;
  2. Fushata Zgjedhore si dhe afatet për tubimet zgjedhore fillon më 23 nëntor dhe përfundon më 27 nëntor 2020;
  3. Dorëzimi i kërkesës për akreditimin e vëzhguesve shtesë të subjekteve politike dhe organizatave vendore fillon më 1 nëntor dhe përfundon më 21 nëntor 2020;
  4. Dorëzimi i kërkesës për akreditimin e vëzhguesve shtesë ndërkomëbtar dhe mediave fillon më 25 tetor dhe përfundon më 23 nëntor 2020;
  5. Aplikimi për regjistrim si votues jashtë Kosovës fillon më 30 tetor dhe përfundon më 7 nëntor 2020;
  6. Aplikimi për regjistrim për votuesit e ngujuar në shtëpi fillon më 2 nëntor dhe përfundon më 6 nëntor 2020;
  7. Afati për regjistrimin për votuesit me lëvizje të kufizuar në ndonjë institucion dhe votuesve me rrethana të ve#amta fillon më 16 nëntor dhe përfundon më 19 nëntor 2020;

Të ngjashme