Fushë Kosova shënon Ditën Ndërkombëtare të Tokës me aksione pastrimi dhe mbjellje

Prishtinë | 23 Pri 2019 | 16:20 | Nga Ekonomia Online

Në kuadër të aktiviteteve që po zhvillohen sot më 23 prill 2019, Komuna e Fushë-Kosovës në bashkëpunim me OJQ ‘Green Art Center-Prishtina’ (GAC) dhe klubet e gjelbra të shkollave ‘Mihal Grameno’ dhe ‘Hivzi Sylejmani’ në Fushë-Kosovë, shënuan Ditën Ndërkombëtare të Tokës – 22 Prillin, me aksione pastrimi të hapësirave shkollore përreth tyre dhe mbjelljen e luleve sezonale në oborret e shkollave.

‘Ruajeni mjedisin, pastërtia është shëndet’, ishte mesazhi i nxënësve dhe vullnetarëve të këtij aksioni.

Të ngjashme