Fushë Kosovë: Aksidentalisht qëllon veten me armë në kokë

Prishtinë | 09 Shk 2019 | 14:53 | Nga Ekonomia Online

Një mashkull ka marrë lëndim të rëndë, pasi aksidentalisht ka qëlluar veten në kokë.

“Sipas dëshmitarëve raportohet se viktima mashkull K/Shqiptar, derisa ishte në dhomën e tij duke  manipuluar  me një armë zjarri-revole, arma ka shkrepur aksidentalisht me ç’rastë dyshohet se viktima ka  goditur  veten me plumb në kokë. Viktima nga dëshmitarët është dërguar për tretman mjekësor në QKUK-ë, ku gjendja e tije shëndetësore sipas mjekut kujdestar është e rëndë”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë, njofton Klan Kosova.

Rastit ju kanë përgjigjur njësitet relevante policore  si dhe prokurori i shtetit.

Arma –revolja se bashku me një fishek dhe një gëzhojë është gjete dhe konfisku nga policia. Me vendimin e prokurorit, iniciohet rasti dhe mbetet nën hetime.

Të ngjashme