Fushë-Kosovë: Fshehën në veturë dhe në trupin e tyre mbi 1 kilogram marihuanë, arrestohen

Prishtinë | 18 Gus 2020 | 10:16 | Nga Ekonomia Online

Janë arrestuar pesë persona të dyshuar pasi që gjatë kontrollit në  veturën dhe në trup të tyre janë gjetur dhe konfiskuar substanca narkotike

Te të dyshuarit janë gjetur dy paketime me Marihuanë me peshë prej 1513.9 gram(1 kilogram e 513.9 gram) te njëri i dyshuar, ndërsa në trup i është gjetur një qese me Marihuanë me peshë prej 4.7 gramë, teksa te tjetri i dyshuar është gjetur një qese me 7.7 gramë Marihuanë, thekson policia.

Tutje në raportin 24 orësh bëhet e ditur se  lidhur me rastin është kryer edhe kontrollimi i shtëpisë se njërit prej të dyshuarve dhe gjatë bastisjes i është gjetur një qese me 431.5 gramë substancë narkotike e llojit Marihuanë dhe një peshore digjitale.

Me vendim të prokurorit kujdestar, të dyshuarit  janë dërguar në mbajtje

Të ngjashme