Gani Geci zbulon se si kishte denoncuar Nazim Bllacën te amerikanët, gjermanët dhe te Thaçi

Prishtinë | 10 Shk 2019 | 15:23 | Nga Ekonomia Online

Ish-deputeti Gani Geci ka thënë se ishte i pari që kishte denoncuar Nazim Bllacën te amerikanët dhe gjermanët përmes një incizimi me të cilën ai kishte pranuar kryerjen e disa krimeve në Kosovën e pasluftës.

Gani Geci që ka ndërruar mbiemrin në Gani Bajraktari ka shkruar se e ka njoftuar edhe Hashim Thaçin, i cili e ka pyetur nëse Bllaca e ka përmendur edhe emrin e tij.

Reagimi i Gecit ka ardhur pasi RTK, përmes një dokumentari, e ka dëshmuar se ish-ushtari i UÇK’së ishte pjesë e Shërbimit Sekret Serb.

Reagimi i Geni Gecit:

Sqarim për opinionin!

Të nderuar qytetarë edhe një herë dua t‘ia sqaroj mbarë opinionit publik shqiptarë për ata që nuk e din apo ndoshta edhe kan harruar daljen në skenë të Nazim Bllacës dhe pas emisionit te mbrëmshem “Udheve”dhen ne RTK ma kujtuan edhe mua ket monstrum te SHIK-ut dhe te tash edhe UDB -es. sipas kti emisioni.

Kur ky shpiuni i UDB-së sipas RTK-së dhe shpiuni i SHIK-ut sipas Nazim Bllacës ka dalur në publik unë fillimisht për kët kriminel të SHIK-ut e kam informuar Ambasaden Amerikane ,Gjermane ne Prishtinë si dhe Kryeministrin e Republikës së Kosovës Zt Hashim Thaqin i kam shkua ne zyren e tij npra nji muaj para se me dal ky ne publik .

Ambasada Amerikane më ka dërguar 3 hetues në Zyret e LDD -së dhe ua kam dhënë 3 DVD

Ambasada Gjermane me kan ftuar dhe me 3 automjete te Blinduara te K FOR -t Gjerman me kan shetitur neper Prishtin nja 4 orë dhe e kam degjua ne nji Llaptop dhe derisa perkthyesi ua ka perkthy se qka po thot ky UDB -ashi alias ShI-u e akuzojke vetën si dhe SHIK-un.

Te nesermen kam shkuar në zyrën e ish -kryeministrit të Kosovës z. Hashim Thaçit dhe e kam njoftuar për këtë UDB-ashin alias SHIK- un se po thot kështu kështu…dhe i kam thënë kryeministrit të Kosovës z. Hashim Thaçit a ke ni DVD me ndegjue meka then jo skam edhe e kam pyt se qka të bëjë me të kriminel.

Përgjigjia e tij ka qenë a ma ka përmendur emrin mua? Unë i kam thënë: „Jo, dhe i kam treguar se kujt ia ka përmendur emrin.“

„Hashim Thaçi më ka thënë kështu :Ok Q…. nanen tanve!“

Pra Nazim Bllaca nëse ka qenë shpiun i UDB-së, gjë që edhe mund të ketë qenë, edhe une nuk kam pasur mundësi asesi ta dij edhe as a ka qenë shpiun i SHIK – ut nuk kam pas mundesi ta dij sepse këto dy organizata për mua dhe familjen time kanë qenë të njejta dhe dallimi i tyre për mua dhe familjen time ka qenë vetem se UDB-ja ka fol serbisht dhe mi ka vrarë 7 meshkuj të shtëpisë e na ka persekutua 60 vjet, ndërsa SHIK-u ka fol shqip dhe na ka persekutua që 21 vjet, e vea na i kan dy shok e dy vllazen na kan plague .

Nazim Bllaca në publik ka dal me Rekomandimin e ish-Kryeministrit të Republikës së Kosovë Zt.Hashim Thaçit.

Ky person ësht prodhim i Shtabit te pergjithshem te UÇK -es.

Të ngjashme