Gani Krasniqi sot para Speciales

Prishtinë | 11 Nën 2019 | 08:36 | Nga Ekonomia Online

Gani Krasniqi, ish-epror i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës sot dhe nesër do të paraqitet pranë Gjykatës Speciale pasi më herët kishte marrë ftesën për intervistim.

“Provat, dëshmitë…, motivohen me luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, edhe pse përkufizimi i datave është: 1 janar 1998 – 31 dhjetor 2000! Për t’u përgjigjur pozitivisht, më obligon një pjesë e deputetëve të papërgjegjshëm të Kuvendit të Republikës së Kosovës [..] Natyrisht, ashtu siç e ndjej për nder, që isha pjesë UÇK‐së së Lavdishme, ashtu do të dëshmoj për Luftën e drejtë të saj”, kishte shkruar Gani Krasniqi më 19 tetor kur edhe kishte bërë të ditur se është i ftuari i radhës nga kjo gjykatë.

Gani Krasniqi qysh në vitin 1998 është angazhuar në Këshillin Financiar, me seli në Malishevë, për ta ndihmuar arsimin në Kosovë.

Pas përgatitjeve të para ushtarake, si drejtues i kësaj zone, ka ndihmuar në themelimin e celulave të para të UÇK-së dhe në formimin e Shtabit të Malishevës

Të ngjashme