Ganimete Musliu e quan hero Nasim Haradinajn: Trimat pranojnë edhe të dënohen pa fakte

Prishtinë | 13 Jan 2022 | 12:54 | Nga Ekonomia Online

Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, ka reaguar për paraqitjen e Nasim Haradinajt në Gjykatën Speciale.

Musliu shkruan se, ai dëshmoi se trimat pranojnë edhe “të dënohen pa fakte por kurrë ta turpërojnë e ta shesin vendin e vet”.

“Që 22 vite që të njoh, ti nuk ndryshove asnjëherë Nasim Haradinaj. Me paraqitjen tënde para trupit gjykues edhe njëherë ju dhe infuzion liridashësve. Dëshmove se trimat pranojnë edhe të dënohen pa fakte por kurrë ta turpërojnë e ta shesin vendin e vet”, ka shkruar Musliu.

“Mbahu i fortë Hero Nasim Haradinaj Liria e Kosovës mbanë emrin tënd dhe vujtjet e familjes tënde!”, shtoi deputetja e PDK-së.

Të ngjashme