Gara Republikane në KKMK mbahet të shtunën dhe të dielën

Prishtinë | 20 Qer 2019 | 15:24 | Nga Ekonomia Online

Më 22 dhe 23 qershor do të mbahet Gara Nacionale e Nivelit Republikan për Kreativitet Kulturor dhe Mendim Kritik.

Kjo garë ka rrjedhë nga pjesëmarrja e shumicës dërrmuese të të gjithë nxënësve të Republikës së Kosovës, nga 316 mijë sa janë gjithsej, nga të gjitha komunitetet, përjashto komunitetin jo shumicë serb.

Para se të vihet te gara e nivelit republikan ka pasur dy nivele paraprake, niveli shkollor i garave dhe niveli komunal. Në nivelin shkollor kemi gjithsej 16.534 fitues, ndërsa në niveli komunal kemi gjithsej 2069 fitues prej 29 komunave të Republikës së Kosovës.

Duke qenë se nëpër komuna ka shkolla, kryesisht të mesme të larta, që kanë qenë pa konkurrencë, pra të vetme, ato, ndonëse nuk kanë marrë pjesë në garat komunale e kanë të drejtën e garantuar që të marrin pjesë direkt në garat nacionale të nivelit republikan dhe për këtë arsye, në këtë nivel marrin pjesë gjithsej 2225 garues në të gjitha kategoritë e KKMK, si: Art pamor, Art muzikor, Recitim/teatër, Hartim/poezi, Debat dhe Ese hulumtuese.

Të gjitha kategoritë e lartcekura do të përmblidhen në pesë grupe, të cilat do të kenë edhe panelin vlerësues përkatës.

Grupet që përfshijnë të gjitha kategoritë e konkurrimit në Garat Nacionale të KKMK janë:

I. Arti muzikor

Për vlerësimin e të gjitha pikave në artin muzikor do të jenë përgjegjës tri panele vlerësuese në tri lokacione të ndryshme me nga tre anëtarë, të cilët do të punojnë përgjatë dy ditëve. Gjithsej janë 659 garues.

II. Arti pamor

Punimet do të vlerësohen nga një panel vlerësues me lokacione nga nevoja e hapësirës për punimet dhe krijimet e nxënësve, i cili përbëhet nga tre anëtarë përgjatë dy ditëve. Gjithsej janë 371 garues.

Punimet do të shpalosen në formë të ekspozitës dhe do të shpalosen përgjatë dy ditëve në lokacionin e paracaktuar nga organizatori.

III. Hartim/poezi dhe ese hulumtuese

Punimet do të vlerësohen nga dy panele vlerësuese me nga tre anëtarë me nga dy lokacione.

Punimet do të dërgohen paraprakisht te panelet vlerësuese në mënyrë që të ketë kohë të mjaftueshme për vlerësimin e të gjitha punimeve. Gjithsej janë 236 garues.

IV. Recitim/teatër

Kjo kategori do të vlerësohet nga katër panele vlerësuese në katër lokacione të ndryshme, me nga tre anëtarë, të cilët do të punojnë përgjatë dy ditëve sikurse të gjitha panelet e vlerësimit. Gjithsej janë 815 garues.

V. Debati

Grupet e nxënësve do të vlerësohen nga tri panele vlerësuese në tri lokacione të ndryshme,  me nga tre anëtarë përgjatë dy ditëve. Gjithsej janë 144 garues.

Të ngjashme