Gashi: 650 mijë € do të investohen në Deçan për projekte sportive dhe rinore

Deçan | 18 Pri 2019 | 15:51 | Nga Emine Shehu Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, ka nënshkruar memorandum bashkëpunimi për projektin “Ndërtimi i Qendrës Rinore në Deçan” me kryetarin e kësaj komune, Bashkim Ramosaj, raporton Ekonomia Online.

Ky projekt, sipas ministrit Gashi, nuk do të jetë i vetmi që i dedikohet kësaj komune. Ai tha se janë nënshkruar disa marrëveshje për financimin e projekteve sportive, pjesë e secilës është edhe ndërtimi i stadiumit të qytetit.

“Vizita ime ka të bëj me nënshkrimin e disa marrëveshjeve të financimit të disa projekteve sportive por në të njëjtën kohë për të pa edhe punimet të cilat janë zhvillu deri tani në palestrën sportive të Deçanit. Një projekt që ka zgjatë rreth më shumë se dhjetë vite dhe jemi të përkushtuar dhe të vendosur që këtë vit të përfundojmë të gjitha palestrat në Republikë të Kosovës. Do shohim nga afër se pse nuk ka përfunduar ky projekt që një dekadë. Ajo që është me rëndësi sot bashkë me kryetarin kemi nënshkruar disa marrëveshje të bashkëfinancimit për disa projekte shumë të rëndësishme që kanë të bëjnë kryesisht me infrastrukturën sportive, ka të bëjë me ndërtimin e stadiumit të qytetit”, u shpreh Gashi.

Gashi bëri të ditur se investimet për vitin 2019 në Deçan, do të kushtojnë 650 mijë euro.

“Po ashtu me objektin e qendrës rinore, një objekt që do të jetë i bukur por në të njëjtën kohë do ti plotësojë edhe nevojat dhe kërkesat e të rinjve të komunës së Deçanit. Po ashtu do investojmë në dy terrene sportive, një në fshatin Isniq dhe një në Shaptej dhe që është e rëndësishme pjesë e kësaj marrëveshje është finalizimi i projektit të palestrës. Janë 650 mijë euro që do investohen në komunën e Deçanit gjatë vitit 2019”, tha Gashi.

Kryetari Deçanit, Bashkim Ramosaj, këto investime i ka quajtur fillim të mbarë. Sipas tij, me ndihmën e MKRS-së dhe disa deputetëve, komuna që e udhëheqë do të ketë një buxhet që t’i përmbyllë disa nevoja.

“Është një fillim i mbarë këtë vit sepse me ndihmën e ministrisë e po ashtu edhe të deputetëve që kanë lobuar që Deçani me pas një buxhet për me i përmbyllë disa nevoja të veta, ne sot kemi nënshkruar memorandum mes komunës dhe ministrisë, të cilat projekte kanë me pas një impakt shumë të madh në zhvillimin kulturor të komunës së Deçanit. Bëhet fjalë për qendrën rinore e cila do të jetë qendra që ka me i përmbushë nevojat e rinisë, mirëpo që është një projekt i gjallë që në të ardhmen do të jetë qendra më interesante në Republikën e Kosovës. Palestra sportive i filluar në 2008 me premtimin e ministrit nga shtatori i këtij viti do jetë e përfunduar”, u shpreh Ramosaj, raporton EO.

Të ngjashme