Gashi: Agron Musliu s’ka paraqitur dokument që nuk mund të hyjë në karantinë

Prishtinë | 03 Nën 2020 | 15:57 | Nga Fitore Berisha Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Mustafë Gashi nga qendra operative e MPB-së duke folur për rastin e të ndierit Agon Musliu, ka thënë se ai nuk ka paraqitur asnjë dokument që nuk mund të futjes në karantinë, edhe pse sipas tij, është thënë se Musliu ishte i sëmurë nga mëlçia, raporton Ekonomia Online.

Gashi gjatë raportimit në Komisionin hetimor për menaxhimin e pandemisë, ka deklaruar se çdo person që ka ardhur nga vendet tjera ka qenë i detyruar të vendoset në karantinë.

 “Ai është thënë se është sëmurë nga mëlçia. Në momentin që dikush vjen për riatdhesim në bazë të dokumenteve ekipi jonë ka vendosur që do të shkojë në karantinë”.

“Kushdo prej tyre është dashur të futët në karantinë qoftë politikan apo qytetar i thjeshtë. Nuk ka pasur ndërhyrje politike. Paraqitja e dokumentit mjekësor ka qenë i palës që riatdhesohet. I ndjeri nuk ka paraqitur dokument që dëshmohet që nuk mund të hyjë në karantinë. Nuk jam ftuar nga prokuroria për rastin”, ka thënë ai.

Ai tha se policia ka qenë e njoftuar për aprovimin, për karantinimin  të Agon Musliut.

Deputeti nga radhët e LDK-së, Ilir Ferati, e ka pyetur Gashin nëse kanë pranuar kërkesë nga qendra operative e Gjilanit nga babai i Agonit Musliut.

“A është dashur të njoftohet dikush apo veç e keni miratuar kërkesën”, ka pyetur ai.

Gashi ka thënë se më 1 maj kanë pasur një kërkesa nga qendra e Gjilanit për ta liruar prindin e Agonit për të shkuar te djali i tij në Aeroportin e Prishtinës, për çka thotë se e kanë aprovuar kërkesën për të lëvizur në aeroport dhe për ta marrë djalin.

“Procedurat standarde të aprovimit e kanë pasur rol që të merret dokumentacioni përkatës. Policia e Kosovës ka qenë e njoftuar për aprovimin. Prej orës 8 deri në 13 ka qenë e miratuar lëvizja e babit të Agonit. Në momentin kur prindi ka bë kërkesë në qendrën e Gjilanit dhe ka paraqitur problemin, qendra e Gjilanit është dashur të cekë edhe problemin shëndetësore. Sikur qendra operative e Gjilanit e ka ditur se ka urgjencë këtu, natyrisht se do të duhej të njoftohet edhe qendra e shëndetësisë. Ne i jemi përgjigjur në Ministrisë së Punëve të Brendshme”, ka thënë ai.

Bekim Haxhiu e ka pyetur për emërimin e tij, dhe se dhe kujt i ka dhënë përgjegjësi, Gashi ka thënë se “përgjegjësitë  kanë qenë të kordinohemi me të gjitha operacionet. Ne jemi ende aktiv dhe punojmë për menaxhimin e Covid-19”, tha ai.

Të ngjashme