Gashi: Aktakuza ndaj Thaçit e Veselit s’është e konfirmuar, lajm i keq për të gjithë

Prishtinë | 24 Qer 2020 | 16:52 | Nga Ekonomia Online

Avokati Tomë Gashi ka thënë se publikimi i aktakuzës së ngritur nga Zyra e Prokurorit Special ndaj Presidentit Hashim Thaçi dhe kryetarit të PDK-së, Kadri Veseli është në kundërshtim me rregullat ligjore të Gjykatës Speciale.

Avoktai Gashi ka thënë se kjo aktakuzë është ende e pakonfirmuar.

“Gjykata Speciale e beri publike aktakuzen e pare te ngitur nga Zyra e Prokurorit special ne kundershtim me rregullat e te saj ligjore. Aktakuza e ngritur nga Prokuroria dhe e dorzuar ne Gjykate Speciale ne Hague ndaj Presidentit Hashim Thaqi, dhe Ish Kryeparlamentarit Kadri Veseli eshte ende e pakonfirmuar nga Gjyqtari i Procedures Paraprake”, ka shkruar Gashi.

Ai ka thënë se ky lajm është i keq për të gjithë shqiptarët.

“Eshte nji lajm i keq per te gjith Shqiptaret ne pergjithesi , per ne Shqiptaret e Kosoves ne veqanti dhe posaqerisht per ish pjestaret e UÇK-se. Askush nuk do te duhej te gezohet per ngritje te Aktakuzes kuder Presidentit te Kosoves dhe per ish Kryeparlamentarin e Kosoves. Dite e keqe dhe e rende per Kosoven”, ka shkruar ai.

Të ngjashme