Gashi: Baca Adem ishte nga modelet më të mira të ndërtimit të kombit

Prishtinë | 27 Kor 2018 | 14:55 | Nga

Ministri i Punëve të Brendshme, Bejtush Gashi, ka shprehur ngushëllime për  vdekjen e veprimtarit të çështjes kombëtare, Adem Demaçi, transmeton Ekonomia Online.

“Në emrin tim dhe të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Republikës së Kosovës, pranoni ngushëllimet më të sinqerta. Baca Adem do të mbetet simbol i rezistencës, sakrificës dhe vuajtjeve për lirinë e Kosovës”, thuhet në telegram ngushëllimin e Gashit.

Sipas Gashit, veprat patriotike të Demaçit do të mbeten të përjetshme dhe se kontributi, vlerat e tij intelektuale, do të jenë frymëzim dhe udhërrëfyes për të gjithë ne.

“Baca Adem ishte dhe do të jetë një nga modelet më të mira të ndërtimit të kombit dhe shërbimit të atdheut. Qoftë i lehtë dheu i Kosovës për z. Adem Demaçi, i cili gjatë jetës së tij ka dhënë një kontribut historik për Republikën e Kosovës dhe popullin e saj. Kujtimi për Bacën Adem do të mbetet përgjithmonë”.

 

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme